Sassuolo e cila gjendet në vendin e dhjetë pret Spezian e cila këtë edicion është duke luftuar për mbijetesë dhe shpreson që të mbes edhe për një sezon në rangun më të lartë të futbollit italian.

 

Spezia nga 29 ndeshje të luajtura deri më tani ka arkëtuar 29 pikë duke u renditur kështu në vendin e 15, pjesë e klubit është edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manay i cili është titullar i padiskutueshëm.

 

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në ‘Luigi Ferraris’ të Genoas, aty ku vendasit janë nikoqir të Torinos.

Genoa është duke kaluar në një ecuri mjaft të keqe dhe rrezikon shumë që të bjerë nga liga, pasi që është në vendin e 19 me vetëm 19 pikë, ndërsa Torino ka mbetur pak larg për të zënë një vend që sezonin tjetër të marr pjesë në garat europiane, ata janë në pozitën e 11 me 35 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë që pjesë e klubit torinez është mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda i cili relativisht ka treguar paraqitje të mira këtë edicion në Serie A.