Franck Kessie në fund të sezonit do t’i thotë lamtumirë Milanit (me parametër zero) dhe sipas asaj që shkruajnë në Spanjë, duke filluar nga 1 korriku do të jetë një lojtar i Barcelonës. Sipas asaj që bën të ditur Sport.es, të hënën klubi katalanas dhe stafi i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë kanë mbyllur marrëveshjen, duke arritur në akordin final. Mungojnë vetëm nënshkrimet për të zyrtarizuar gjithçka, por marrëveshja është tashmë e mbyllur dhe Kessie do të ishte blerja e dytë e skuadrës së Xavit pas Andreas Christensen.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i lindur në vitin 1996 e që në muajt e fundit ka refuzuar gjithmonë të gjitha ofertat e Milanit për rinovim, ka vendosur të shkojë të luante nën urdhërat e Xavit, me të cilin gjithashtu ka folur në telefon, përpara se t’i jepte aprovimin e tij propozimit të klubit spanjoll.

Një propozim, detajet e të cilit nuk dihen ende, por nga ajo që filtron nga Spanja, marrëveshja është arritur për një kontratë pesë-vjecare për 6.5 milionë në vit, plus bonuse. Një lajm që, në pritje të konfirmimit, tashmë po bën që tifozët kuqezi të ngrihen në rrjetet sociale kundër lojtarit të thërritur nga të gjithë Presidenti (“Shko të marrësh më pak se sa të ofroi Milan”, “Donnarumma i ri”). Por përtej shifrave të marrëveshjes me bluagranat, e ardhmja e Kessie tashmë duket se është e shënuar dhe do të jetë larg Italisë.