Frank Kessie si Donnarumma dhe Calhanoglu. Mesfushori i Bregut të Fildishtë, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm, vazhdon të mos gjejë një marrëveshje për rinovimin me Milanin, që, pas një optimizmi të parë, të motivuar – verën e kaluar agjenti i lojtarit kishte bërë të ditur se negociata ishte gati të mbyllej për gjashtë milionë – tani është i vetëdijshëm se mund të humbasë një element tjetër të rëndësishëm të skuadrës me parametër zero. Çështja është shumë e thjeshtë: klubet kryesore evropiane po lëvizin për Kessie, me shtypin spanjoll që flet hapur për interesimin e fortë të Barcelonës me një ofertë të bashkangjitur prej 16 milionësh, pa harruar se edhe Psg dhe Liverpool janë gati për tu hedhur në aksion.

E gjithë kjo, ndërsa oferta e fundit e Maldinit dhe Massaras prej 6 milionë euro në sezon iu kthye dërguesit. Tani lojtari kërkon 8 milionë në sezon. E vetmja mundësi, që kuqezinjtë të mos mbeten sërisht pa gjë edhe këtë herë, është se të interesuarit për Kessie mund të bëhen aktivë në janar në përpjekje të anashkalojnë konkurrencën duke vënë diçka në pjatë që në sesionin e dimrit. Kjo gjë do ta linte Piolin pa një lojtar të rëndësishëm, por të paktën do t’i lejonte klubit të rrugës Aldo Rossi për të arkëtuar dicka.

E kjo, nëse marrëveshja, ashtu siç duket, nuk do të zhbllokohet deri në dhjetor, është e vetmja mënyrë për të mos dalë përsëri me kocka të thyera nga merkato. Duhet thënë se rritja evidente e Sandro Tonalit do ta bënte lamtumirën e Kessie më pak dramatike, por lojtarit të kombëtares italiane, Bennacer, Bakayoko dhe Krunic, duhet t’i shtohet të paktën një element tjetër, kështu që ardhjen e Adli mund të përshpejtohet në janar.