Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjatë bisedës ai i kërkoi Kurtit që të pranojë propozimin evropian. Me këtë i referohej nismës franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë zytari amerikane përmes një postimi në Twitter. Chollet zbuloi dhe disa nga pikat e tjera të bisedimeve.

“Diskutuam për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Një çështje thelbësore ishte bashkëpunimi ynë. Synimi i përbashkët është avancimi i Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, shkruan këshilltari i DASH.

Në bisedën mes Chollet dhe Kurtit mësohet të jetë diskutuar dhe çështja e asociacionit dhe domosdoshmëria e rikthimit të serbëve në veriun e Kosovës.