Borussia Dortmund, përmes këshilltarit të saj Matthias Sammer, pranon publikisht interesimin e Manchester City për Erling Haaland. “City është i interesuar, nuk është një sekret. I pashë shifrat dhe më erdhi një si goditje me kamzhik, pothuajse më ra të fikët – deklaroi ai për Amazon Prime Video -. Gruaja ime më ndihmoi të ngrihesha. Është e mundur të ndodhë”. Sipas Daily Mail, Citizens janë gati ta mbulojnë me para bomberin norvegjez, me një pagë prej 30 milionë euro në vit.

Ish-Topi i Artë e jep pothuajse të sigurtë zbarkimin e Haaland në Mançester. “Guardiola dhe Haaland do të përfitojnë nga njëri-tjetri – shtoi ai -. Guardiola, me të cilin kam punuar për tre vjet te Bayern, ka një vizion të caktuar të lojës, por mendoj se ai mund ta përshtatë atë edhe për një sulmues të parë si Erling. Megjithatë, edhe ai duhet të mësojë nga lojtari. Ata duhet të ndërthuren, do të jetë interesante”.

Gara për të siguruar Haaland duket se është ngushtuar në vetëm dy skuadra, ku Real Madrid është i vetmi antagonist i City, gati të bëjë çmendurira për fenomenin skandinav. Në tavolinë 600,000 euro pagë javore, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premier League. Klauzola e zgjidhjes së kontratës është vendosur në 75 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen të paktën 25 milionë të tjera për komisionet e menaxherit Mino Raiola, për babain e tij, i cili luante dikur për City-n dhe e shikon me sy të mirë transferimin e tij në Premier League.