Këshilli Bashkiak për Durrësin/ PS në avantazh me 29 mandate, BF 13

Në bashkinë e Durrësit kur janë numëruar 116 nga 342 qendra votimi për këshillIN bashkiak, kryeson Partia Socialiste me 51.78% të votave duke siguruar 29 mandate. Nga ana tjetër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me 24.45% të votave ka 13 mandate. 4 mandate deri më tani ka siguruar PD me 8.58% të votave. Ndërkohë Partia Agrare Ambientaliste me 7.26% të votave ka 4 mandate. PDIU ka siguruar vetëm 1 mandat me 2.13% të votave.

Në bashkinë e Shijakut janë numëruar 15 nga 54 qendra votimi në total, ku PS ka 15 mandate në këshill bashkiak me 65.99% të votave. Bashkë Fitojmë ka vetëm 3 mandate me 13.46% të votave. PD renditet forcë e tretë me 8.68% të votave duke siguruar vetëm dy mandate. Ndërsa Partia Agrare Ambientaliste ka siguruar vetëm një mandat me 4.64% të votave.

Ndërsa në bashkinë e Krujës nuk ka nisur ende numërimi për këshillat bashkiakë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top