Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta lidhur me kërkesën e tij të disa ditëve më parë për verifikimin e emrave të ministrave të kabinetit “Rama 3”. SPAK sqaron se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Pas përgjigjes nga ana e Prokurorisë tashmë është radha e presidentit Meta të vendosë për dekretimin, i cili ka edhe gjashtë ditë kohë.