Koncertet e këngëtarëve të famshëm janë rezultat i një pune të madhe që bëhet në prapaskena dhe një përgatitjeje disa mujore.

Përveç këtyre, shumë këngëtarë kanë zakonisht edhe disa kërkesa të çuditshme përpara se të dalin në skenë. Ja disa prej tyre:

#1 – Robbie Williams

Këngëtari kërkon përpara çdo koncerti, 280 peshqirë, 3 aparatë për fikjen e zjarrit, dhoma zhveshjesh për 3 persona, 6 dhoma stafi dhe 5 zyra për 8 menaxherë. Ai ka gjithnjë një masazhuese personale me vete, 6 kuzhinierë dhe 6 truproja.

Kërkesat për ushqim janë 16 litra qumësht, 24 petulla (donuts) dhe 48 vezë pule. Në dhomën e tij duhet të jetë një foto e Dalai Lama, një pemë bonsai dhe 4 tavlla duhani. Këngëtarit britanik i pëlqen të ketë diçka ekzotike në dhomën e tij: Një herë ai kërkoi një majmun të gjallë.

#2 – Britney Spears

Ylli i muzikës pop kërkon 200 peshqirë të rinj çdo ditë, 1 ton akull për shfaqjen, 13 dhoma zhveshjeje dhe një staf të veshur vetëm rroba të bardha.

Ajo gjithashtu duhet të ketë akses në transportin personal edhe jashtë qytetit dhe një makinë golfi për të lëvizur nëpër dhomat e zhveshjes. Afishimet në koshat e plehrave duhet të jenë korrekte.

#3 – Jennifer Lopez

Muret e dhomës së zhveshjes së Jennifer Lopez duhet të jenë të gjitha të bardha.

Në një vazo, duhet të ketë 24 trëndafila të bardhë dhe duhet të ketë të njëjtin numër shishesh me ujë, si dhe lëng me arrë kokosi, aloe vera dhe kanellë të freskët. Duhet të ketë 25 peshqirë të zinj për në skenë.

#4 – Beyonce

Kërkesat e këngëtares përfshijnë një dhomë zhveshjeje me dy ndarje dhe një temperaturë që ajo përzgjedh. Gjithashtu, duhet të ketë një makineri ekspresi kafeje të ri dhe qirinj me aromë trëndafili. Menuja duhet të përmbajë këmbë pule me piper dhe asnjëherë Coca-cola.

Kur Beyoncé ishte duke vizituar Moskën, ajo kërkoi 10 makina Mercedes-Benz.

#5 – Kanye West

Reperi kërkon peshqirë të zinj duarsh nga Versace dhe pajisje për shoferin e tij përbërë nga pambuk i pastër.

Ndër kërkesat më të pazakonta është një ndihmës për zbutjen e dyshekut në dhomën e tij të zhveshjes dhe prania e vazove në dhomë.

#6 – Elton John     

Elton John gjithmonë kërkon një dhomë të veçantë për koleksionin e tij gjigant të syzeve (ai ka mbi 4,000 palë të tilla). Kushtet në dhomë janë shumë specifike për sa i përket lagështisë dhe temperaturës.

Në dhomën e tij, duhet të ketë enë argjendi me diamante dhe fruta ekzotike nga Amerika e Jugut.

#7 – Paul Mccartney

Legjenda e muzikës britanike gjithmonë dëshiron të ketë 6 vazo me bimë (por jo pemë) në prapaskenë. Bimët duhet të kenë shumë gjethe, madje edhe në pjesën e poshtme. Për më tepër, dhoma duhet të ketë zambakë të bardhë Casablanca dhe trëndafila të bardhë dhe rozë të zbehtë.

Dhoma e veshjes nuk duhet të ketë asnjë mobilje të bërë prej lëkure ose lesh dhe i gjithë mishi duhet të përjashtohet nga menuja.

#8 – Sting

Këngëtari kërkon 8 peshqirë të zinj, fruta ekologjikë, çaj kamomili, bimë në vazo, një dhomë të veçantë për instrumentet e tij muzikore dhe një dhomë për meditim. Të gjithë truprojat duhet të veshin bluza dhe xhaketa të njëjta dhe nuk duhet të kenë armë në to. Dhe gjithashtu, duhet të ketë një mjek që të mund t’i japë këngëtarit një vitaminë.

#9 – Adele

Menuja e saj duhet të përmbajë sanduiçë pule me sallatë dhe verën më të mirë të kuqe, por kurrsesi mjaltë. Në dhomës e saj të zhveshjes, duhet të ketë gjithmonë suplemente hekuri.

#10 – Taylor Swift

Kërkesat e Taylor Swift kryesisht kanë të bëjnë me menunë e saj. Ajo kërkon një kafe të madhe karamel, një copë byrek me kungull nga Starbuck, 100 gram vaj, 12 shishe birrë New Castle, një avokado dhe 0.5 litra kos të ngrirë të Ben & Jerry me çokollatë.