saimir-tahiri1
TIRANE – Kercenohet me mesazh telefonik ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri. Burime te sigurta per A1 Report thane se mesazhi kercenues dyshohet se i eshte derguar nga Vladimir Gjuta, i shpallur ne kerkim nga policia per vendosjen e tritolit ne farmacine e babait te ministrit te Brendshem.

Mesazhi i dërguar në telefonin personal është: Lëre rehat familjen Gjuta.

Ndërkohë, prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet dhepo verifikon numrin nga eshte derguar mesazhi kercenues.

Ndërkohë, këtë të premte është liruar nga Gjykata e Apelit, Ernest Gjuta. Ai ishte në masë sigurie arrest me burg pasi nga numri i telefonit të tij u dërguan thirrjet për eksplozivin e vendosur pranë vendit ku parkonte makinën babai i ministrit Tahiri në rrugën “Muhamed Gjollesha”.