image_181
Sipas opinion.al, një mesazh kërcënues ka mbërritur në postën elektronike personale të ministrit të Brendshëm. Nuk dihet nëse ky kërcënim përmes email-it ka lidhje me sulmet e ndodhura një ditë më parë në Paris. Brigada e Kuqe ishte një emër aktiv gjatë ndeshjes mes Shqipërisë e Serbisë, shkruan Opinion, që pritet të publikojë dhe emailin në fjalë.
image_182
“Tani e keni rradhën Ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundra SHTETIT ISLAMIK. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut” – ky është mesazhi kërcënues që i ka mbërritur në email, Saimir Tahirit, një ditë pas sulmeve terroriste në Paris.