Kendall Jenner është kritikuar së fundmi për veshjen e saj për ‘Halloween’.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Kendall, ka postuar disa foto ku ka zbuluar se është veshur si personazhi i Toy Stoy. Por versioni i saj i kukullës përmbante një këmishë të prerë që tregonte mesin e saj dhe pantallona xhins. Shumë fansa të Kendall-it modeles e komplimentuan për zgjedhjen ndërsa disa të tjerë shprehën acarimin e tyre në portretizmin e personazhit të dashur për fëmijët.

“Fëmijëria ime është shkatërruar”, shkroi një përdorues. “Kjo është qesharake”, tha një tjetër. “Është Halloween.  Ti thjesht po se*sualizon karakterin e një fëmije.”“Çfarë mënyrë për të prishur një film”, reagoi ndjekësi. “Më falni, por, për mendimin tim, nuk është e përshtatshme të bësh gjithçka seksi. Mos shkatërron gjithcka që është për fëmijët për hir të Zotit”, i tha dikush tjetër modeles. Përvec Kendall Jenner dhe motrat e saj zbuluan veshjet e tyre për festën. Kim Kardashian zgjodhi që këtë vit të shfaqej si Mystique nga X-Men, Kylie Jenner si Nusja e Frankenshtajnit, ndërsa Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u paraqitën të veshur si Chucky dhe Bride of Chucky./Lapsi.al