Deputeti Belind Këlliçi tha se e mirëpriste që të kishte përballë mjekun Ilir Alimehmeti. Por në një intervistë televizive ai tha se ka një avantazh përballë tij.

“Jam i nderuar nëse Alimehmeti do t’i bashkohet garës. Në këtë garë, në këto primare kam hyrë që të jap ofertën time, i votëbesuar nga Tirana. Kam dalë i treti më i votuari nga lista e deputetëve.

Kam thyer herësin dhe këtë e kam bërë për shkak të punës time disa-vjeçare. Nuk kam qenë ndonjë person që kam dalë me kaseta të gatshme. Kam të paktën 7 vite si kryetar i Forumit Rinor.

Kam qenë aty ku janë arrestuar demokratët dhe kanë qenë aty për mua kur kam dalë nga komisariati. Jam i vetmi i PD-së që jam arrestuar. Kjo gjë mendoj se më ka çuar në avantazh.

Unë jam i testuar, i vetmi i zgjedhur me praktikën 1 anëtar një votë, në një proces model. Jam produkt i garave. Nuk kam hedhur baltë kundër kundërshtarëve. Jam i vendosur në gjërat që flas. Mezi e pres garën. Ajo është habitati im” – tha Këlliçi.