Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi para mediave se dëshmoi në prokurori se brenda selisë së Partisë Demokratike kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij. Pas 3 orësh dëshmi për protestën e 8 janarit, lideri historik i demokratëve u shpreh i gatshëm të dëshmojë në prokurori sa herë që ta thërrasin. Ai tha se të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenerash, vrasësish dhe trafikantësh.

“Çështja tjetër që unë shtrova me forcë është se si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lulzim Bravës. Një tjetër provë e bashkëpunimit të tyre. Armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur brenda në seli”, tha Berisha.