yoga

Komisioni Europian u kërkon autoriteteve shqiptare që ta përmbyllin sa më shpejt hetimin ndaj deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Përmes një deklarate për shtyp KE thekson se mbështet një proçes të shpejtë e pa pengesa për të hedhur dritë si për çështjen Doshi ashtu edhe për akuzat për vrasje ndaj Mark Frrokut. Për Frrokun, KE kërkon që të trajtohet sa më shpejt edhe kërkesa për ekstradimin e tij në Belgjikë. Komisioni i kujton Prokurorisë, Gjykatës, Parlamentit dhe institucioneve të tjera gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, rëndësinë e përmbushjes së përgjegjësive të tyre në përputhje me ligjin. Këshilli i Mandateve do të vendosë të martën për të autorizuar arrestimin e Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel. Vetë Frroku ka deklaruar përmes avokatëve se do të jetë i pranishëm për të shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje