“Ne kemi besim, Neymar do të luajë sërish në Katar, Botërori i tij nuk ka përfunduar”. Trajneri i Brazilit Tite siguron një komb të tërë për gjendjen e yllit të Selecao. Neymar u detyrua të largohet në fund të ndeshjes kundër Serbisë, për shkak të një ndrydhjeje të kaviljes së djathtë. “Ai ndjeu dhimbje, por vendosi të qëndrojë në fushë për të ndihmuar shokët e tij. Qendroi derisa nuk mundi të vazhdonte dhe u zëvendësua. Kjo është e lavdërueshme – shpjegoi Tite – Nuk e pashë që ishte i dëmtuar, qëndrimi i tij më mashtroi”.

 

“Ai pësoi një ndrydhje të kaviljes së djathtë. Nuk kemi pasur ende kohë për të bërë një vlerësim më të plotë, por kavilja tashmë është fryrë pak. Është e rëndësishme të presim 24 orët e para. Të shohim se si do të reagojë – shpjegoi mjeku i Brazilit Todrigo Lamar -. Tani është vetëm një çështje qetësie dhe pak durimi. Jashtë Kupës? Shumë shpejt për të thënë. Le të shohim se si do të shkojë në orët e para për të përcaktuar se si do të jetë evolucioni. Ai shkoi të kontrastojë për një top, kundërshtari ndërhyri duke ushtruar presion dhe kyçi i këmbës u përdrodh”, shpjegoi doktori për ‘Rádio Itatia’.