Trump heq kufizimet për fluturimet nga zona Schengen, Biden kundërshton: Nuk është koha

Dy ditë para inaugurimit të demokratit Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Presidenti në largim Donald Trump ka vendosur të heqë ndalimin e hyrjes për udhëtarët nga Zona Shengen, Irlanda, si dhe Mbretëria e Bashkuar, e vendosur në pranverë vitin e kaluar. Vendimi është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila […]

read more

Shpërndarja e vaksinave/ OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha, të hënën, se bota ishte në prag të një “dështimi katastrofik moral” për sa i përket shpërndarjes së vaksinave COVID-19, duke u kërkuar vendeve dhe prodhuesve të shpërndajnë dozat në mënyrë të drejtë në të gjithë botën. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se perspektivat […]

read more

Itali/ Qeveria e Conte përballet me dy votëbesime

E ardhmja politike e kryeministrit italian Giuseppe Conte është në rrezik, ndërsa ai përballet sot me një votëbesim pas prishjes së aleancave qeverisëse, siç raporton Ansa. Nëse ai i mbijeton votës, pengesa tjetër e pret atë të martën: një tjetër votim në Senat. 56-vjeçari Conte ka nevojë për miratim nga të dy dhomat për të kaluar […]

read more

Me më shumë se 500 plumba i armatosur, arrestohet një person në Kapitol

Një person është arrestuar në Kapitol, pasi ishte i armatosur me më shumë se 500 plumba. Autoritetet amerikane janë në gatishmëri disa ditë para betimit të Joe Biden, ndëras demonstrata janë planifikuar në të gjitha shtetet amerikane nga mbështetësit e Donald Trump. Mediat e huaja raportojnë se personi i armatosur rëndë, u arrestua në Uashington […]

read more

23 njerëz humbën jetën pasi morën vaksinën kundër COVID-19 në Norvegji

Njëzet e tre njerëz vdiqën në Norvegji brenda disa ditëve nga marrja e dozës së tyre të parë të vaksinës Pfizer Covid-19 me 13 nga ato vdekje që lidheshin me sa duket me efektet anësore raportoi New York Post duke cituar zyrtarët shëndetësorë. Të 13 ishin pacientë në shtëpi pleqsh dhe të paktën 80 vjeç. […]

read more

OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare

Komiteti i Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “certifikatë vaksinimi” në udhëtimet ndërkombëtare. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, zhvilloi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës në qendrën e organizatës në Gjenevë. Ai bëri […]

read more

Humbin jetën 23 persona pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCovid në Norvegji

Zyrtarët norvegjezë po rishikojnë rekomandimet e tyre për të gjithë ata persona që marrin vaksinën anti-COVID. Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se shumë persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pas efekteve anësore. Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi morën vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në […]

read more

Dorëhiqet qeveria holandeze/ Skandali me fondet për fëmijët rrëzon kryeministrin Rutte

Bie qeveria e Holandës! Kryeministri Mark Rutte dhe kabineti i tij qeveritar i kanë paraqitur mbretit zyrtarisht dorëheqjen këtë mesditë. Shkak i këtij vendimi është bërë skandali me keqmenaxhimin e subvencioneve të kujdesit për fëmijët, që çuan mijëra familje në shkatërrim financiar. Raporti i hetimit tha se rreth 10,000 familje ishin detyruar padrejtësisht të paguajnë […]

read more

Holandë/ Pse rrezikon të bjerë qeveria

Skandali, sipas të cilit qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e fëmijëve, duke shtyrë disa persona në borxhe, po kërcënon të shkaktojë rrëzimin e qeverisë holandeze javë para zgjedhjeve të marsit. “Kabineti do të mblidhet për të shqyrtuar çështjen të premten”, tha kryeministri Mark Rutte, pa përjashtuar shpërbërjen e qeverisë. Në […]

read more

Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Koreja e Veriut ka zbuluar një lloj të re të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan. Pamjet e medias shtetërore treguan udhëheqësin Kim Jong-un duke buzëqeshur, derisa mbikëqyrte ngjarjen në sheshin Kim Il Sung. Në paradë marshuan edhe radhë ushtarësh, tanke e raketahedhës. Raketa e re balistike u përshkrua […]

read more
Pages 18 of 18