4147361434muhteemyzyldohasergi1

“Ekspozita e Madhërishme e Shekullit të Mrekullueshëm”, që formohet nga sendet më të vyera të përdorura gjatë xhirimeve të serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, është çelur me një version special në Doha.

Krahas ministri të Kulturës dhe Artit të Katarit, Hamad bin Abdulaziz al-Kuwari, sponsorëve dhe drejtuesve të lartë të Institutit të Filmit në Doha; të pranishëm në çeljen e ekspozitës së serialit televiziv turk, “Sulejmani i Madhërishëm”, telenovelë kjo që është transmetuar në mbi 60 vende të botës, ishin aktorët kryesorë të serialit televiziv turk, Halit Ergenç, Okan Yalabik dhe Selma Ergeç.

Eksponatet më të rëndësishme janë tregu, haremi, salla e pritjes së burrave të shtetit, dhjetëra kostume, aksesorë e bizhuteri të shumëllojshme dhe statujat e Bali Beut, Sulltaneshës Mahidevran, Ibrahim Pashë Pargaliut, Sulltan Sulejmanit dhe Sulltaneshës Hyrrem.

Shëtitja në këtë ekspozitë shumë interesante është falas. Ajo do të qëndrojë hapur deri më 12 dhjetor.
4968523479muhteemyzyldohasergi
6884161318muhteemyzyldohasergi4
9579862668muhteemyzyldohasergi2