Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje, ku po shqyrton materialet zgjedhore për qarkun e Beratit. Në këtë qark, KAS bëri me dije se do të hapen 24 kuti, ndërsa si provë ka marrë informacione nga pajisja “PEI”.

Avokati i LSI-së u shpreh se në disa qendra votimi nuk është vendosur në kutinë e duhur, duke ngritur shqetësimin se nuk ka sipas tij siguri që valixhja e  pajisjes së “PEI”, nuk është hapur. Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i PS, tha se në momentin e mbylljes së kutisë së votimit shënohet edhe numri i zgjedhësve.