Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë në gjendje të luaj të dielën në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës.


Futbollisti është raportuar se nuk është stërvitur me bashkëlojtarët në stërvitje dhe nuk ia ka dalur të jetë i gatshëm për sfidën kundër Barcelonës, duke qenë një mungesë mjaft e madhe për ‘Los Blancos’.

 

Sulmuesi francez këtë sezon ka kaluar në një formë fantastike duke realizuar 22 gola në La Liga në 25 ndeshje, ndërsa mungesë tjetër pritet të jetë edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Ferland Mendy.

 

Nesër me fillim nga ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’ zhvillohet një ndër ndeshjet më të bukura në botë ajo mes Real Madrid dhe Barcelonës.