Që nga dita e djeshme çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord. Teksa ka folur për çmimin e naftës, kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit e cilësoi Bordin e Transparencës të ngritur nga qeveria për të ndaluar abuzimet me çmimin si komunist. Megjithatë, në përpjekje për të përmirësuar imazhin e Bordit, Rama tha se në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë.

“Nëse doni të bëni politikë me avazin tuaj, vazhdoni. Nëse doni të kontribuoni, bujrum, jemi gati ti marrim. Por mos thuaj zonja Tabaku që vëmë tavan çmimin më të lartë kur vjen puna te më i larti. Vihet një tavan ku askush nuk mund të shkojë përtej saj dhe gjithkush është i lutur që të ulet më poshtë. Në kushte normale, Bordi është komunist dhe në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë. Bordi ka një meritë që të vendosë tavan dhe pastaj e llogarit me laps e letër”, tha Rama.