Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi i ka nisur një letër të gjithë anëtarëve të kësaj force politike, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Doshi sqaron se dorëheqja e tij nga mandati i deputetit, bëhet në mënyrë që të mbrojë emrin e tij nga cënimi i pavend që i është bërë gjatë këtyre muajve të fundit. Lideri i PSD-së shton se ata që do e përfaqësojnë partinë e tij në parlament do të jenë gjithmonë të impenjuar për t’i shërbyer qytetarëve.

Kujtojmë që kryetari i PSD-së, Doshi dha dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit përmes një letre drejtuar KQZ-së.

“Ky hap asht ndërmarrë prej mejet për këto arsye:

• Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

• Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.

• Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.

• Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.

• Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.” thuhet në letrën e Doshit.