Fatbardh Kadilli, i cili është dhe kandidat për kreun e Partisë Demokratike, ka treguar në një konferencë për mediat disa nga pikat ku mbështetet programi i tij për drejtimin e kësaj partie. Para gazetarëve, Kadilli foli për një PD të hapur dhe që sipas tij nuk është peng i kryetarit. Në fjalën e tij Kadilli ka deklaruar se nëse ai merr drejtimin e PD-së, mandati i kryetarit do të marrë fund ditën e zgjedhjeve, pasi ai ose do të bëhet kryeministër, ose do të dorëhiqet.

“T’i japim fund një politike që riprodhon në partinë tonë modelin e shekullit XX. Dua ti kërkoj një ndjesë çdo anëtari të PD pasi koha e shkurtër në dispozicion e bënë të pamundur që unë si kandidat që sfidova qetësinë kënetore të mund të shkel dhe të takojë demokratët. Turi i fitores nuk ka kalendar në 13. Data 13 është fitore brenda PD dhe më pas do të vijojë për të larguar Edi Ramën. Jam betuar për një parti më të madhe se kryetari. Kryetari është udhëheqës për 4 vite, dhe ai është ose kryeministër, ose ikën.” tha Kadilli.