Thenie-nga-Ismail-Kadare

Ismail Kadare renditet i treti në parashikimet për të fituar çmimin “Nobel 2014.”

Në klasifikimin që revista italiane “Panorama” ka bërë për fituesit e mundshëm të Nobelit për Letërsinë, i pari renditet Ngugi Wa Thiong’o, (4:1) autor kenian i romaneve, poezive, veprave teatrale.

I dyti është shkrimtari japonez Murakami Haruki (5>1).

Ndërsa shkrimtari ynë 78 vjeçar disa herë kandidat për çmimin Nobel, por dhe fitues i çmimit “Princi i Asturias” dhe “Man Booker International Prize” në 2005, renditet i treti.

Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme e gjallë. Eshtë algjeriane, e lindur më 1936 dhe shkruan në frëngjisht.

Ngjitet në klasifikim shkrimtari i madh nga SHBA, Joyce Carole Oates dhe dramaturgu Jon Fosse, norvegjez, i lindur më 1959, romancier dhe gjeni i teatrit europian, i konsideruar nga kritika si Ibseni bashkëkohor. Në fund janë italianët Dacia Maraini dhe Umberto Ecco