Gjatë panairit të punës dhe aftësive profesionale, kryeministri Edi Rama tha se në vitin 2022 janë 13 mijë të punësuar më shumë se një vit më parë. Kreu i qeverisë nga Durrësi u shpreh se në 63 bizneset më të mëdha të rajonit, po ofrohen 1 500 vende pune të lira. Ai ka shtuar se në Durrës po ashtu janë të lira edhe 600 vende pune që janë në dispozicion për ata që po kërkojnë një punës.

“Jemi të angazhuar për të rritur mundësitë për trajnim, për arsim. Në mars të vitit 2022, janë 13 mijë të punësuar më shumë se sa në marsin e vitit 2021, ky është fakt, në 4 mujorin e parë të këtij viti, sot kemi një pagë mesatare të rritur me 8%. Dua tu them të gjithëve se sigurisht është një mundësi për të bërë një zgjedhje punësimit këtu në vendin tonë dhe ikjes për të kërkuar punë gjetke. Gjerat nuk janë ashtu sic duken, sepse vertet ne emigracion ka rroga të larta por ka edhe shpenzime të larta. Në fund të ditës vlera aftësive profesionale, për punë është e pazëvendësueshme. Ndaj ne e kemi rritur vëmendjen dhe mbështetjen. Kemi 2 mijë nxënës në shkolla profesionale. Duam të vazhdojmë se bashku në këtë drejtim. Sot kush dëshiron të bëjë një xhiro në infrastrukturën hoteliere të Durrësit, se ka nevojë të ethshme për krahë pune në të gjitha pozicionet, që nga kamarieret të nivelit bazik e deri të menaxherët”, tha Rama.