Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  tha se opozita duhet t’i shkurtojë ditët qeverisë. Gjatë fjalës në Kuvendin e PD për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë, Berisha tha se “është e vërtetë që qeveria ka pafundi para krimi”, ndërsa theksoi se regjimi i Ramës është kalbësirë.

“Pse rithemeluan anëtarët tanë PD, sepse konstatuan sepse shqiptarët po vidhen në mënyrën më monstruoze, sepse pas çdo vendimi qëndron një vjedhje, kurse ata zhuten çdo ditë në mjerim.
Ti shkurtojmë ditët kësaj qeverie pa asnjë kompleks. E vërtetë që ka para pafund krimi, s’ndjek parim, vret policë në komisariate, por ka një të vërtetë më të madhe është që ky regjim është kalbësisë, kalbësirë, kalbësirë.
Shqipëria humbi orientimin e saj evropian, perëndimor. Edi Rama fajin e gjen tek Evropa dhe përpiqet ta kërcënojë. Fajin se ka Evropa miq të e mi, ka problemet e veta normale, çdo organizim, çdo shtet ka problemet e veta, por s’janë kurrë këto probleme që na lanë ne 8 vite me zero progres dhe na futën në skema të tjera që mund të devijojnë përfundimisht rrugën e integrimit. Çfarë na pengoi? Lidhjet e Edi Ramës me krimin. Cili nuk dinte lidhjet e Edi Ramës me bandat e Shkodës, Durrësit, Elbasanit dhe bandat e tjera. Të gjithë i dinin, tani kanë dalë sheshit. Ujku i Bardhë i Beogradit u bë personazh i krimit, tani del qartë të Rama dhe Vuçiç i bashkon krimin, krimi është muri i vërtetë i bllokimit të procesi të integrimit. Dokumente të pakundërshtueshëm, akte zyrtare tregojnë se Rama drejton një organizatë të vërtetë kriminale. 2 metrosh thotë nuk vjedh se nuk ulem dot të fus duart në xhepa, ai vjedh me çdo firmë, me çdo dokument, Lexoni aktet e inceneratorit, si i ka dhënë ministrave statusin e investitorit strategjik që ndalohet në mënyrë kategorike, si shpërbën parkun e Butrinit, vetëm e vetëm që të shndërrojnë 800 hektarë të tij në vila e resorte.
Çdo të thotë kjo analizë? Ne duhet të them pse anëtarët krijuan? Duhet të punojmë me çdo shqiptar, ky mision dhe jemi në lartësinë e tij, kur të bindim çdo shqiptar se shpëtimi i Shqipërisë është shpëtimi i identiteti, kur ti bindim se destinacioni ynë s’është as Stambolli dhe as Beogradi, por Brukseli”-tha Berisha.