Juventus është grumbulluar për sezonin e ri me një entuziazëm të madh, krijua edhe nga ardhja në pankinë e një flamuri si Andrea Pirlo, që edhe pse nuk ka drejtuar kurrë, e ka bërë euforik gjithë ambjentin. E megjithatë, gjërat nuk janë shumë ndryshe nga një vit më parë, sepse problemet janë të njëjtat.

Organika duhet reduktuar, por dëshira është të mos shesin lirë. I pari në listën e daljeve është i zakonshmi Gonzalo Higuain. Destinacioni më i mundshëm është Mls e Juve është e gatshme të pranojë, përvec zgjidhjes së kontratës, ti paguajë edhe një pjesë të rrogës deri në fund të kontratës. I sigurtë për lamtumirën edhe Sami Khedira. Më i komplikuar gjermani, sepse në këtë rast, duhet kuptuar se ku mund të transferohet.

Në listën e të sakrifikueshmëve janë edhe De Sciglio, Rugani, Ramsey, Douglas Costa e, ndoshta, edhe Bernardeschi e Alex Sandro, përvec dy lojtarëve të ardhur nga huazimet: Romero e Luca Pellegrini që mund të shërbejnë si lojtarë në shkëmbim. Juventus, që ka marrë dy lojtarë të rëndësishëm si Arthur e Kulusevski, ndodhet në të njëjtën pozitë si një vit më parë. Për të rinisur, bardhezinjtë kanë nevojë të shesin, për të arkëtuar e për të kursyer tek pagat, ndonjëherë vërtetë të larta. Pa llogaritur që në rast të një oferte të mirë, torinezët nuk do ta linin ti shpëtonte rasti për të shirut Dybala.

Vetëm atëherë mund të Pirlo mund të fillojë të bëjë kërkesat e tij e Juventus të fillojë të hedhë sytë për të bërë përforcimet e duhura. Drejtori i bardhezinjve, Paratici, e ka të qartë se nëse dështimet e lojtarëve të marrë sezonin e kaluar dhe ngërci për të shitur Higuain një vit më parë u anashkaluan, këtë herë nuk ka më një shans të dytë.