Zibi Boniek, një prej protagonistëve të dikurshëm të Juventus, me të cilin në sulm bardhezinjtë fituan edhe një Kupë Kampionësh, mund të quhet një prej kritikëve më të mëdhenj të kampionëve të Italisë. Është e qartë se ish-sulmuesi, tani president i Federatës polake të futbollit, është një prej armiqve të ish-klubit të tij, aq sa torinezët ti heqin edhe yllin e dedikuar për të në Stadium.

I ftuar në Tiki Taka, Boniek ka komentuar zgjedhjen e Juventus për tia hequr yllin nga Allianz Stadium: “Nuk dua të bëj polemika, kam qenë shumë mirë për vite në Torino. Më ka ndodhur të kritikoj punën e dy apo tre drejtuesve juventinë e pastaj vendosën të më heqin këtë yll. Por nuk është një problem”.