Lajm i keq për Danilon: testet të cilave iu nënshtrua lojtari, pas dëmtimit që pësoi ndaj Lazios, treguan një dëmtim të shkallës mesatare në muskulin zgjatues të kofshës së majtë. Siç raportohet në njoftimin zyrtar të Juventusit, braziliani do të jetë jashtë fushës për rreth tetë javë dhe më pas do të rikthehet direkt në vitin 2022: më 23 janar ndeshja kundër Milanit është një objektiv realist për rikthimin e tij.

KOMUNIKATA E JUVENTUS
“Testet diagnostike të cilave Danilo iu nënshtrua këtë mëngjes në J|Medical treguan një lëndim të shkallës mesatare të muskulit zgjatues të kofshës së majtë. Kohët e rikuperimit janë afërsisht 8 javë”.