Këtë verë kanë hyrë në modë rroba banjot “Triangl” dhe sigurisht që personazhet e njohur janë të parat që i ekspozojnë. Të na rrojë Instagrami për këtë punë.

Jonida Maliqi dhe Olta Gixhari veç modelit “in” të momentit kanë zgjedhur edhe ngjyrën njëlloj. Kanë të njëjtën gusto apo Olta i zgjodhi si të Jonidës meqë kjo e fundit i postoi e para në Instagram?

Pak rëndësi ka kjo, më i rëndësishëm është fakti që të dyja duken bukur. Ajo që duhet ti shqetësojë është fakti që nëse rastisin në të njëjtin vend, supozojmë në Dhërmi, tek cila prej tyre do i kthejnë më shumë sytë njerëzit.