Johnny Depp është paraqitur në shfaqjen e fundit të Rihanna-s, Savage X Fenty. Pjesa e katërt e shfaqjes së këngëtares u hodh sot në shërbimin e transmetimit Prime Video.

Gjatë eventit, Depp shihet duke ecur drejt kamerës ndërsa luhet në sfond “So Fresh, So Clean” e OutKast. Aktori ka qenë në vëmendje pasi fitoi një çështje shpifjeje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard në fillim të këtij viti. Por, paraqitja e tij në spektakël ka shkaktuar zemërim te disa  fansa të këngëtares.

 

 

Aktori i “It’s A Sin”, Olly Alexander u zotua të heqë dorë nga marka Savage X Fenty e Rihanna-s javën e kaluar pasi u konfirmua përfshirja e Johnny. Pas këtij lajmi nuk do të vesh më kurrë linjën e saj.”

Fansat gjithashtu bënë thirrje për një bojkot të shfaqjes, me një person që shante çdo produkt Savage X Fenty. “Jam shumë i lumtur që nuk bleva kurrë ndonjë Savage x Fenty dhe mezi pres që të mos blej më kurrë një produkt Fenty Beauty”, shkroi ndjekësi.

Disa tjetër komentuan ase do të ishte mirë për për Rihanna-n nëse ftonte Amber Heard. “Imagjinoni se çfarë buje do të kishte bërë Rihanna duke ftuar Amberin të ishte pjesë e shfaqjes së saj”, shkroi një përdorues në Twitter./