Ministria e Financave ka publikuar njoftimin zyrtar të vendimeve të marra këtë të premte të 7 tetorit nga Bordi i Transparencës. Vendim që ka shënuar dhe rritjen më të lartë për çmimin e naftës, me 22 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri. Çmimi hyn në fuqi nga sot prej orës 18:00.

Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 204 lekë, ndërsa gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër.

Lexo më tej: Shuhen dyshimet, nuk ngrihet çmimi i energjisë për tetorin 

NJOFTIMI

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Tetor 2022, kemi ndryshime të ndjeshme të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, pasi rezulton se cmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur ndjeshem konkretisht ne 896 (kemi nje rritje me +66 nga mbledhja e fundit e dates 01.10. 2022), $/ Ton. Gjithashtu dhe cmimi i Gazoilit/Diesel është rritur ne menyrë të ndjeshme në1162 (kemji nje rritje me +183 nga data 01.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje te lehte 118.91 (- 0.43 nga data 01.10.2022). Kursi i këmbimit të doganës 118.85 ( + 1.59 nga muaji Shtator). Për gazin e lëngshëm, nuk kemi ndryshim nga ai i mbledhjes së fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 233lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë. I shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve. Ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00. Dhe, do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.