Jennifer Lopez po e shijon në maksimum romancën e saj me Ben Affleck. Këngëtarja ka pranuar së fundmi se po kalon kohën më të mirë në jetë për momentin. Gjatë një interviste të fundit me Zane Lowe ajo është shprehur shumë e lumtur me jetën e saj.
“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, është shprehur Jennifer.

“Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, ka thënë ajo më pas.
Madje, J.Lo është aq e lumtur me jetën e saj në këtë moment dhe partnerin në krah, sa është gati të bëjë sakrifica për të.

Mësohet se Lopez dhe Affleck s’e kanë aspak qejf distancën (e kush e ka?). Ndaj, Jennifer po mendon të shpërngulet në Kaliforni pranë partnerit.
Ajo po kërkon një shkollë të përshtatshme për fëmijët e saj binjakë dhe është gati të marrë hapin e madh për marrëdhënien.