HOME » CELEBRITY FEATURED TË GJITHA
“E pa talentuar”? Jennifer Lopez flet për sulmin e medias ndaj saj
POSTUAR NE 12 QERSHOR 2022,23:21:19 0

Jennifer Lopez po tregohet e sinqertë se si perceptimi i mediave për të ndikoi në marrëdhënien e saj me punën e saj.
“Kur dola për herë të parë në skenë ishte një situatë e çuditshme ku po bëja shumë mirë dhe pata njëfarë suksesi, kisha fansa të mrekullueshëm dhe të gjitha këto gjëra, dhe këngët po shiteshin dhe unë po shisja bileta filmi dhe isha e suksesshme. Por në të njëjtën kohë më trajtonin në media sikur nuk isha e talentuar ose nuk isha kjo dhe nuk isha ajo, kështu që isha në një marrëdhënie të çuditshme që kisha me punën time”.
“Ka qenë një rrugëtim i gjatë”-u shpreh ajo në “Festivalin e Filmit Tribeca 2022” të dokumentarit të saj “Halftime”. Këngëtarja 52-vjeçare ka treguar edhe se si lindi dokumentari “Halftime”, i cili fillon transmetimin në Netflix më 14 qershor.
Jennifer ishte në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve për performancën në “ Super Bowl” dhe Shakiran, duke ju referuat si “ideja më e keqe në botë”.
Menjëherë pasi komentet e Jennifer-it dolën në internet, fansat e thirrën atë për qëndrimin e saj, duke argumentuar se pavarësisht nga kufizimet kohore, ajo dhe Shakira ishin ende në gjendje të bënin një shfaqje mjaft ikonë. Dhe megjithëse Jennifer nuk bëri komente të drejtpërdrejta ndaj Shakirës, shumë përdorues e interpretuan shpejt zhgënjimin e saj si një sulm apo xhelozi ndaj këngëtares.