Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar kryetares së Kuvendi Lindita Nikolla, duke i kërkuar që të merren masa ndaj kryeministrit Rama, pasi sipas tij ofendoi opozitën duke i quajtur “budallenj”. Alibeaj tha se gjuha e përdorur nga kryeministri është e pa pranueshme.

“Kryeministri tha 13 herë fjalën budalla, budallenj, kopeja e me radhë, ndjej keqardhje për gjendjen e tij mendore. Kemi një kod sjellje dhe ky kod thotë se duhet sanksionuar deputeti që flet në këtë gjuhë. Duhet sanksionuar, pavarësisht se është ulur poshtë jush. Për historinë e budallenjve këtu ka dhe shumë të rinj, se kur ishin të ulur këtu, ka një të dhënë. Ikonat kur ishte Ministër i mori dhe i çoi në Gjermani dhe nuk u kthye kurrë më. Për të kthyer seriozitetin dhe për të folur për atë që i intereson shqiptarëve do të flasë zonja Ina Zhupa. Pres nga ju që të merrni masa ndaj Ramës”,-tha Alibeaj.