Këshilli i Ministrave në Itali miratoi mbrëmjen e së premtes dekretin e ri për përballuar efektet ekonomike dhe humanitare të krizës së shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës.

Ky dekret parashikon ndihma për familjet dhe bizneset dhe masat për pritjen e refugjatëve.

Gjithashtu, qeveria vendosi të ulë akcizën për karburantet 25 cent deri më 30 prill.

Lehtësim tjetër sipas këtij dekreti është se bizneset do të mund të paguajnë me këste faturat e konsumit të energjisë si dhe parashikohet mbështetje për entet, shoqatat dhe sektorin për pritjen e refugjatëve ukrainas.