Lajmi se Irani ka ndaluar hyrjen e grave në stadium në ndeshjen e fundit kundër Libanit, ringjall zërat për një rikthim të mundshëm për Italinë në Botëror. Që të ndodhë kjo hipotezë plot fantazi, duhet të përjashtohet një ekip kombëtar tashmë i kualifikuar për Katar 2022. Përjashtimi i një ekipi kombëtar të kualifikuar (siç është Irani) nga turneu i kampionatit botëror në Katar mund të jetë i mundur vetëm në rast të pezullimit ose përjashtimit të federatës së saj të futbollit nga FIFA.

Në rastin ekstrem, që vështirë se mund të ndodhë, në të cilin FIFA përdor dorën e hekurt me Federatën iraniane të futbollit, operacioni i rikthimit të një kombëtare do të bëhej në diskrecion të plotë të organit më të lartë botëror të futbollit, sipas nenit 6 të rregullores: “Nëse ndonjë Federatë tërhiqet ose përjashtohet nga kompeticioni, FIFA do të vendosë për këtë çështje sipas gjykimit të saj dhe do të ndërmarrë çdo veprim që e gjykon të nevojshme”. Është e qartë se Italia do të ishte joshëse për sponsorët dhe organizatorët, por mundësia është aq e largët sa cështja është më tepër në limitet e fantashkencës.