droni-me-flamur-640x356

Beograd – Ismail Morinaj, 32 vjeç me banim ne Itali është personi që lëshoi nga kupola e kishës serbe të Arhangjelit të Shenjtë mbi stadiumin serb “Partizani” dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi me 14 tetor.

Mediat serbe raportojnë se Morinaj, i specializuar në alpinizëm dhe ngjitje, u fut në Serbi më 11 tetor me një automjet me targa italiane dhe qëndroi në një hotel pranë stadiumit Partizan, duke përdorur kartën e identitetit italiane

Morinaj menjëherë pas ndeshjes iku nga Serbia, por policia serbe gjatë fundjavës e ka identifikuar dhe ka kërkuar ndihmën e Interpolit në kapjen e tij.

Ndërkaq mediat serbe vazhdojnë të implikojnë sërish vëllain e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, ka raporte se Morinaj dhe Olsi Rama njihen shumë mirë dhe sëbashku ata kanë planifikuar futjen e dronit në stadium për të shkaktuar trazira gjatë ndeshjes.

Sipas tyre, pasi Morinaj ka lëshuar dronin mbi stadium, komandimin e ti e ka marrë Olsi Rama përmes një programi të instaluar më herët në celularin e tij, iphone.