Super League goditjen më të fortë e mori nga pozicionimi i Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, që detyroi 6 klubet angleze të dilnin, duke braktisur projektin. Për të shpenzoi fjalë kortezie edhe numri 1 i UEFA-s Ceferin, pro prapaskena paska qenë ndryshe. Johnson e dinte për Superligën dhe kishte dhënë miratimin e tij, të paktën sipas “The Guardian”. Që nga rindërtimi i tabloidit britanik, kryeministri është thirrur madje të tregonte nëse ky rindërtim është i vërtetë. E gjithashtu për të sqaruar marrëdhënien që ai kishte me Ed Ëoodëard, shefi ekzekutiv i Manchester United, i cili kishte dhënë dorëheqjen disa orë pas fundosjes së projektit.

Johnson është shprehur i befasuar nga lindja e Super League dhe kishte marrë qëndrim dukshëm kundër krijimit të saj. Sidoqoftë, nga ajo që është në zotërim të Guardian, duket se një përfaqësues i lartë i stafit të tij ishte takuar me Ëoodëard dhjetë ditë para zyrtarizimit të Super League. Gazetarët britanikë po ngrenë pyetjen se si ka mundur të kalojë në heshtje lajmi, në tranzit pikërisht përmes “shtëpisë” së Johnson. Dhe tani cështja bëhet politike me kryeministrin e thirrur për të sqaruar nëse e gjithë kjo është e vërtetë.