Përmes llogarive të tij në rrjetet sociale, Sergio Aguero, sulmuesi i Manchester City, ka informuar tifozët e tij të Citizens se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirus. Ditët e fundit, vetë argjentinasi ishte vendosur në izolim parandalues, pasi ishte në kontakt me një person që u prek nga Covid. E në distancën e disa orëve, edhe Kun pati të njëjtin fat.

“Pasi hyra në izolim për një rast pozitiviteti nga një kontakt i ngushtë,” shpjegoi Aguero përmes Twitter. “Edhe unë rezultova pozitiv për Covid-19. Kam ndjerë disa simptoma dhe tani do të ndjek udhëzimet e mjekëve për tu rikuperuar”. Lojtari me siguri do të humbasë ndeshjet e radhës të Guardiolas kundër Cheltenham Town në FA Cup dhe atë pasuese në Premier League kundër West Bromwich.

https://twitter.com/aguerosergiokun/status/1352250885699727361?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1352250885699727361%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2021%2F01%2F21%2Fishte-ne-kontakt-me-nje-te-infektuar-agueros-i-shfaqen-simptomat-do-ndjek-indikacionet-mjekesore%2F