Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme. Lajmin e bënë të ditur vetë Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa fton të gjitha mediat të marrin pjesë në orën 12:00. Pritet që ish-kreu i demokratëve të flasë për padinë e tij ndaj sekretarit amerikan Antony Blinken pas shpalljes non-grata nga SHBA.

Kujtojmë që së fundmi në një prononcim për shtyp ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar që si kryeministri Rama, ashtu dhe kryedemokrati Basha, të rishikojnë listat e deputetëve në mënyrë që të përfaqësohen në Parlament me njerëzit e tyre më të denjë, duke nënkuptuar se nuk e do Berishën në sallën e Kuvendit. Nga ana tjetër Berisha është treguar i vendosur për të hyrë në Kuvend.