Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka emëruar ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Andi Lila si koordinator të PD-së për sportin. Andi Lila është një ndër figurat publike që është i përfshirë në politikë dhe ka shprehur publikisht angazhimin e tij në Partinë Demokratike.

Ndonëse u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për deputet në Kavajë, Lila nuk është në listë, e me sa duket do të shërbejë në një detyrë tjetër të rëndësishme në PD.