PSG pret Nantes në Parc des Princes për sfidën që duhet të festojë rikthimin në futboll të Sergio Ramos dhe gjithashtu të Neymar, i cili ka lënë pas problemin në aduktorë. E me këtë rast trajneri parizien, Maurizio Pochettino ka ironizuar edhe mbi zgjedhjen mes Keylor dhe Donnarummas. Stafi i portierit italian bën presion që argjentinasi ta zgjedhë titullar, me Mino Raiolan të parin që pretendon se Donnarumma është portieri më i mirë në botë, por Pochettino e ka gati përgjigjen, siç raporton Le Parisien: “Çdo lojtar dhe ata rreth tij mendojnë se duhet të luajë dhe se janë më të mirët nga të gjithë. Kështu funksionon në të gjitha nivelet. Edhe gruaja ime mendon se unë jam trajneri më i mirë në botë, të gjithë duan të mbështesin dhe mbrojnë atë që kanë për zemër, por një trajner nuk mund të mendojë për këtë pavarësisht se edhe ne provojmë empati për ata që na rrethojnë e na vjen keq nëse shkaktojmë ndonjë zhgënjim”.

Një ndeshje që do të ketë rikthime të mëdha, gjë që ndërlikon edhe më tej zgjedhjet: “Kur arrita këtu, Kylian ishte tashmë lojtari i madh që është. Ai ka potencial të madh dhe vazhdon të përmirësohet çdo herë. Neymar është stërvitur mirë me grupin dhe mund të jetë pjesë e tij. Kjo nuk do të ndryshojë situatën dhe menaxhimin e kohës. Kemi katër javë para pushimeve të Krishtlindjes, do të luajmë nëntë ndeshje, pastaj do të jetë transferta që do të na çojë në Katar, më pas amerikano-jugorët do të marrin pjesë në ndeshjet e reja të playoff-it në fund të janarit.

Do të vijë radha e Sergio Ramos: një personalitet i kalibrit të tij do ta ndihmojë skuadrën edhe për sa i përket vetëbesimit. “Ai po stërvit mirë, progresi është i mirë. Ai është stërvitur me ekipin. Për një lojtar të kalibrit të tij, kampion bote, nuk është e lehtë të mos luajë por ka treguar pjekuri dhe durim për t’i përballuar këto situata. Në çdo rast skuadra tashmë ka një identitet të saktë të sajën, qartësisht të perceptueshme. Kam vënë re përparim në të gjitha zonat e fushës. Idetë duhet gjithashtu të jenë në gjendje të përshtaten me karakteristikat e lojtarëve.”