Lukaku mund të kthehet, Dybala tashmë është në rrugë e sipër. Këto janë ditë shumë të nxehta në frontin e merkatos së zikaltërve, Interi nuhat goditjen e dyfishtë të bujshme. Chelsea ka hapur mundësinë e huazimit (sigurisht jo falas), ose të paktën Blues janë gati të diskutojnë për të nisur një negociatë: këmbëngulja e sulmuesit belg dhe vendosmëria e tij në dëshirën për t’u rikthyer në Milano kanë bërë punën e tyre në këtë këndvështrim. Lukaku i ka shprehur Tuchel arsyet pse nuk ka ndërmend të qëndrojë më në Londër, tekniku i përkohshëm që mban edhe frenat e merkatos ka rënë dakord me pronësinë e re që mund të negocionet: në formulën e huasë (shifra e amortizimit të Romelu në buxhetin e Chelsea është 23 milionë, e nuk mund të shkosh poshtë këtij pragu) preferohet hipoteza e huazimit me shkëmbim, duke futur në marrëveshje një lojtar që pëlqehet nga blutë. Natyrisht, emrat në këtë rast janë të Bastonit dhe Skriniar për mbrojtjen ose Lautaro për sulmin, por Interi nga kjo pikë nuk dëgjon, ndërsa do të ishte gati të mendonte konkretisht për De Vrij.

Nga ana tjetër, në frontin e Dybalas, pritet hapi vendimtar i nevojshëm për të zyrtarizuar një marrëveshje parimore që tashmë është gjetur prej disa kohësh. Buzëqeshja e sigurtë me të cilën Marotta përshëndeti ditën e djeshme gazetarët që e pyetën për argjentinasin duket se do të pasohet nga shtrëngimi i duarve që mund të vijë në takimin që drejtuesi i zikaltërve do të ketë së shpejti me Jorge Antun, menaxherin e ish-sulmuesit të Juventus. Përshpejtimi vjen për shkak të përfshirjes së mundshme të konkurrentëve të rinj apo të vjetër – Dybala ka dhënë preferencën e tij absolute ndaj zikaltërve – që duke pasur parasysh largimin e Vidal dhe Sanchez nga Inter, kanë vendosur të bëjnë lëvizjen vendimtare para kohe.