Në shtëpinë e Inter është koha të mendojnë për të mbledhur para, për të zvogëluar barrën e pagave dhe në të njëjtën kohë për të bërë rregullimet e nevojshme për një projekt që Suning pretendon të jetë shumë konkurrues. Kjo situatë i ‘detyron’ drejtuesit zikaltër, ashtu si në fakt të gjitha ekipet e tjera, të dëgjojnë çdo lloj oferte: e para vjen nga Paris-Saint Germain dhe është për Achraf Hakimin.

Leonardo, drejtori sportiv i parisienëve, është një admirues i anësorit maroken dhe, siç raportohet nga RMC Sport, tashmë ka trokitur në derën e ish-ekipit të tij për të kuptuar hapësirën për manovrim. Braziliani ka propozuar ndërkohë përfshirjen e Leandro Paredes në marrëveshje. Argjentinasi është një emër që është i lidhur shpesh me Interin, por, pavarësisht nga kërkesat e trajnerit të ri, në këtë moment në Milano vlerësojnë shumë më tepër ofertat në para: për Hakimin nuk vlerësohet asnjë ofertë prej më pak se 55 milionë euro, pas një operacioni prej 40 milionë euro në verën e kaluar për ta marrë nga Real Madrid.

Hakimi, siç përsëriti pas Udineses, është i lumtur të qëndrojë te Inter por lamtumira e Contes kërkon reflektime, për të ashtu si edhe për lojtarët e tjerë. Marokeni nuk identifikohet nga Interi mes emrave të mëdhenj për të bërë sakrificën e famshme: Lautaro dhe Bastoni për të përmendur dy, do të ishin më të përshtatshëm në nivel ekonomik për perspektivën e një fitimi më të madh kapitali, por është një situatë për t’u monitoruar.