Profilizohet një kërkesë për arkivimin e hetimit, akoma ndaj personave të panjohur, në lidhje me fitimet kapitale të Interit, në të cilat Prokurori Publik i Milanos hipotezoi krimin e kontabilitetit të rremë. Sipas asaj që bën të ditur Ansa, nga hetimet e prokurorëve nuk është shfaqur asnjë element i tillë për të vijuar më pas me regjistrimin e cështjes në regjistrin e kallëzimeve të krimit dhe kërkesën për aktakuzë.

Nga analiza e dokumenteve, emaileve dhe mesazheve të sekuestruara në muajin dhjetor në aparatet e disa drejtuesve të klubeve, nuk është evidentuar asgjë kriminalisht e lidhur me operacionet për shitjen e disa lojtarëve, që kishin përfunduar nën lupën e hetuesve të prokurorisë.