Një model i ri statistikor e vendos Interin në fronin e Serisë A 2022/23. Pas algoritmit të zhvilluar nga faqja e specializuar fivethirtyeight.com, e cila në fillim të gushtit i kishte parashikuar zikaltrit kampionë, edhe Observatori i Futbollit CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive) tregoi skuadrën e Inzaghit si skuadrën që në fund do të qepë në gjoks stemën e titullit. Në renditjen e hartuar nga ekspertët, në vendin e dytë është kampioni në fuqi Milan, i ndjekur nga Napoli dhe Juventusi. Në thelb, të njëjtat skuadra nga sezoni i kaluar arritën zonën Champions League.

Modeli me të cilin është përpunuar renditja bazohet në paraqitjet e dy sezoneve të fundit, në shpenzimet e bëra nga klubet në sesionin e fundit të merkatos dhe në atë që CIES e përcakton si “kapitali i përvojës” të lojtarëve aktualisht në skuadër, që është një parametër që vlerëson përvojën e një skuadre në bazë të ndeshjeve të karrierës së luajtur nga anëtarët e saj, nga niveli i klubeve ku ata kanë luajtur, nga kompeticionet në të cilat kanë luajtur e kështu me radhë.

Në Europa League do të kualifkoheshin Atalanta dhe Roma, ndërsa Lazio do ta mbyllte sezonin në vendin e shtatë, në zonën e Conference League. Nuk ka prezantim Europian për Fiorentinën, që do ta përfundonte kampionatin në vendin e nëntë pas Sassuolos. Një vend i mirë i 15-të për Monzën, që do të garantonte kështu shpëtimin, ndërsa Cremonese dhe Lecce do të riktheheshin menjëherë në Serie B, së bashku me Salernitanën.

Serie A do të ishte e vetmja nga 5 kampionatet europiane që nuk do të konfirmonte kampionët në fuqi: sipas modelit CIES, në fakt, Manchester City do të ishte sërisht kampion në Angli (me liderin aktual Arsenal edhe jashtë zonës së Champions) , PSG në Francë, Bayern Mynih në Gjermani dhe Real Madrid në Spanjë.