Sali Berisha në një tryezë me ekspertë, diplomatë, akademikë e gazetarë ka diskutuar për sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Europian.

Berisha: Në fundin e Luftës së Dytë Botërre ne u rreshtuam në krahun e zi të historisë, në krahun e kundër të vokacionit tonë si komb, identitetit tonë dhe vazhduam për 46 vite me radhë. Këto 30 vite ishin vitet të cilat motoja e rilindësve tanë që shpërtheu në rrugë në dhjetor të ’90, u bë një moto udhëheqëse për vendin, me synimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Me shumë vështirësi morëm statusin e vendit kandidat për në BE. gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Standardet e arritura u shpërbënë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoje se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE.

Berisha u shpreh se kjo që po ndodh gjatë këtyre ditëve është përsëritje e asaj që ndodhi në vitet ’44-’45.

Berisha: Në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundër të historisë. Në këto vite ne po rreshtohemi përsëri në anën e kundër të historisë dhe kjo ndodhi para syve tanë.

Më tej Berisha akuzon Ramën për bashkëpunim me Serbinë kundër Kosovës.

Berisha: Ballkani i Hapur apo mini shengeni që u themelua në Novisad, sipas themeluesit të saj Aleksandër Vuçiç, 3 ditë pas samit u shpall se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipëria. Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale. Ky proces solli një përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës, solli atë të cilën asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi një aventurier pa interesa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesën, nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret më parë në Beogrda, shpallet nga padroni i tij.