Lajm shumë i keq për Romën dhe José Mourinhon në prag të debutimit në Olimpico në kampionat kundër Cremoneses (ndeshja e planifikuar për sot në orën 18:30): “Pas një traume të pësuar gjatë seancës së djeshme stërvitore, Wijnaldum iu nënshtrua ekzaminimeve klinike në mbrëmje që evidentuan frakturën e tibisë së djathtë – thuhet në njoftimin e klubit verdhekuq – Lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme në ditët në vijim”. “FORCA GINI!”, ishin fjalët inkurajuese të Romës për mesfushorin e tyre.

Wijnaldum mbërriti te Roma në këtë sesion të tregut të transferimeve në formë huazimi me të drejtën e blerjes të vendosur në 8 milionë nga PSG. Në debutimin e tij në kampionat në Salerno, holandezi hyri në fushë në minutën e 34-të të pjesës së dytë në vend të Zaniolos. Mourinho tani duhet të bëjë pa mesfushorin për një kohë të gjatë. Shoqëria, futbollisti dhe stafi i tij po vlerësojnë se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë midis terapisë konservative dhe kirurgjisë.