Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv. MSH bën të ditur se mjeku ndodhet në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

“Mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19. Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT”.