Kryeministri Edi Rama ka komentuar për mediat lidhur me indeksin e demokracisë nga njësia e inteligjencës së prestigjiozes ‘’The Economist’’. Gjatë konferencës së mbajtur në kryeministri, Rama tha se Shqipëria ka pësuar rritje në vitin 2020, madje renditet në të njëjtën klasë me SHBA dhe shtetet e BE, duke lënë pas vendet e tjera të rajonit. Kreu i qeverisë e quan këtë rezultat arritje, në një kohë ku vendi u përball me fatkeqësinë natyrore të tërmetit dhe më pas me pandeminë globale. Sipas kryeministrit ky përmirësim i indeksit të demokracisë vjen edhe nga reforma në Kodin Zgjedhor.

“Indeksi i demokracisë nga njësia e inteligjencës së The Economist, Shqipëria për herë të parë pas 3 dekadash ka një rritje dhe praktikisht një kapërcim. Ka dalë nga kategoria regjim hibrid. Në 2006 Shqipëria ka figuruar për herë të parë në renditjen e The Econiomist dhe deri në 2013 trendi i indeksit ka qenë në rënie të vazhdueshme. Vetëm në virin 2013 ka nisur një rritje. Vetëm viti 2020 ka zënë pak ose aspak vend në pasqyrat e kanaleve sepse ato janë për amplifikimin e lajmeve te këqija, është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë deri tani,  sjell kalimin në një kategori tjetër.